Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ishin miq, sot nuk flasin ama Baby G i thotë dy fjalë publikisht të dashurës së Mozzik-ut

Ishin miq, sot nuk flasin ama Baby G i thotë dy fjalë publikisht të dashurës së Mozzik-ut
April 12
11:02 2018

Baby G ka qenë pjesë e “On Records” deri në momentin që një konflikt me menxherët bëri që ajo të shkëputej prej tyre. Largimi i saj prej label-it në një farë mënyre ishte dhe një largim nga këngëtarët e tjerë si Kida, Mozzik e Getinjo. Miqësia e tyre u ndërpre, sidomos me Mozzik. Ata nuk ndiqeshin në rrjete sociale dhe nga postimet e ndryshme u kuptua se ishin zënë. Pavarësisht se për Mozzik nuk ka më simpati dhe as miqësi, për Loredanën të dashurën e tij, këngëtarja nuk mendon aspak kështu.

Ditën e  e djeshme, Loredana, e dashura e Mozzik ka  postuar në Instagram-in e  saj një video ku shfaqet duke kënduar një këngë në gjermanisht. Loredana është shumë “tip” dhe ka një stil të veçantë në veshje por edhe në qëndrim. Ajo është e dashura e një reperi të njohur shqiptar si Mozzik por edhe vetë është shumë rep. Baby G duket se e simpatizon Loredanën dhe këtë e ka shprehur publikisht me një koment.

“Pretty gangster”,- shkruan këngëtarja në videon e Loredanës.

Epo ndoshta për Mozzik-un nuk ka simpati ama për të dashurën e tij Baby G mendon se është tip e “gangstere”./Blitz.al./

Shperndaje