Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kastro Zizo: “Nia, ta do babi qenien”

Kastro Zizo: “Nia, ta do babi qenien”
August 11
11:47 2016

Kastro Zizo është babai i dy fëmijëve, Dankan dhe Nia, dhe dashurinë që ka për ta nuk e kursen asnjëherë dhe shpesh e ndan me miqtë në rrjetet sociale. Ditën e sotme ai ka publikuar një foto të vajzës, duke i dedikuar fjalë të bukura që vijnë nga zemra e një babai, që duket se ndjen mall.

Këngëtari dhe prezantuesja nga Kosova, Erleta Hoti, i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm dy muaj pas lindjes së vajzës. Pas ndarjes thuhet se marrëdhënia e tyre nuk është edhe aq miqësore dhe Kastro e takon rrallë vajzën e tij. Përmes këtij postimi, këngëtari ka kujtuar përmujorin e vogëlushes, datën kur ajo ka lindur, duke treguar dashurinë e tij për të bijën.

“E bukura e dheut, ti sot ke përmujorin e lindjes…muajt, vitet ikin dhe ti vetëm zbukurohesh dhe bëhesh një zonjushë e zgjuar dhe plot dritë… Të gjeta këtë foto kur ishe e vogël, sa një gogël. Ta do babi qenien”,- shkruan Kastro bashkangjitur fotos.

Kujtojmë se Kastro më herët u ka dedikuar një këngë me titull “Papalove” fëmijëve të tij, ku Nias i drejtohej si “Jeta ime”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje