Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Siri, Meta rradhit Shqipërinë krah aleatëve!

Sulmi në Siri, Meta rradhit Shqipërinë krah aleatëve!
April 14
09:57 2018

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me sulmin që SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën ndaj presidentit Asad dhe Sirisë.

Përmes një deklarate për shtyp, Meta ka shprehur mbështetjen e Sqhipërisë në këtë akt dhe rradhit Shqipërinë krah aleatëve.

Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.
Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të ccdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shume siguri dhe stabilitet në mbarë botën.”, – thuhet në deklaratën e Metës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje