Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Serbia provokon nëpërmjet INTERPOLI-t: Të arrestohen Thaçi dhe Haradinaj!

Serbia provokon nëpërmjet INTERPOLI-t: Të arrestohen Thaçi dhe Haradinaj!
April 15
10:15 2018

Qeveria e Kosovës nuk kanë ende një qëndrim zyrtar rreth paralajmërimeve nga Beogradi për kthimin emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL-i (Policia Ndërkombëtare).

Sipas Balkanweb, pamundësia e Kosovës që të bëhet anëtare e INTERPOL-it, po shihet si pengesë për spastrimin e listës së personave të kërkuar mbi bazën e urdhër-arresteve të Serbisë.

Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Sërish “Balkanweb” tregon se këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanovic. Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it.

 

 

Komento
Shperndaje