Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksidentohet rëndë Fjolla Morina

June 18
09:37 2016

Këngëtarja Fjolla Morina është aksidentuar rëndë dje në mbrëmje, si pasojë e një përplasje me makinë. Për mediat kosovare, lajmin e kanë dhënë dy mikeshat e saj me të cilat Fjolla është shoqëruar kohët e fundit duke publikuar shpesh video dhe foto në Snapchat, Kallashi dhe Rovena Stefa.

Pas aksidentit mësohet se Fjolla Morina është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë dëmesh shëndetësore i ka shkaktuar aksidenti, por nga një foto që po qarkullon nëpër gjithë portalet, makina e këngëtares shfaqet tërësisht e shkatërruar, sidomos pjesa e përparme e makinës.

 

Shperndaje