Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Marina Vjollca, nga vajzë e ëmbël në “gangstere” vetëm për Getin…

(Foto) Marina Vjollca, nga vajzë e ëmbël në “gangstere” vetëm për Getin…
October 29
09:13 2016

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura dhe më të dashura të publikut shqiptar. Që prej zanafillës së marrëdhënies së tyre, kurioziteti ka qenë tejet i lartë pasi ka qenë e vështirë për të gjithë të imagjinojnë një dashuri mes një vajze të ëmbël si Marina dhe një djali “badboy” që bën rep si Getoari. Megjithatë, thuhet se në dashuri, të kundërtat tërhiqen shumë dhe çifti e ka arritur këtë më së miri.

14876343_10210652436537670_918675675_o

Por mesa duket, Geti ka dëshirë që ta bëjë edhe Marinën një vajzë “gangstere” ndaj dhe në një fotografi që vetë kjo e fundit ka shpërndarë në Instastory në Instagram shihet Marina, e cila mban një puro dhe Geti mundohet t’ia ndezë.

Në fakt, është disi e pazakontë për ne të shohim një tjetër dimension të Marinës, pasi jemi mësuar gjithnjë me atë vajzën të ëmbël të ekranit, por duhet thënë se edhe kjo Marina e Getit është vërtet shumë seksi…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje