Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 vjet kryeministër: Këto janë të gjitha rastet kur Edi Rama është qëlluar publikisht

5 vjet kryeministër: Këto janë të gjitha rastet kur Edi Rama është qëlluar publikisht
April 13
12:52 2018

Ndoshta më përpara nuk e kemi dëgjuar shumë shpesh që një kryeministër në Shqipëri të qëllohet në publik me sende të ndryshme apo të ofendohet nga personaa të tjerë. Por gjatë 5 viteve qeverisje kryeministrit aktual Edi Rama i ka ndodhur shpesh që të përballet me situata të sikletshme. Kjo nuk ka ndodhur vetëm nga opozita e cila në një farë mënyre e ka më të tjeshtë ta bëjë këtë në parlament apo edhe jashtë por edhe nga njerëz të thjeshtë që për 1001 arsye kanë patur pakënaqësi nga qeverisja e tij dhe kanë marrë guximin ta qëllojnë kryeministrin në shenjë proteste.

Rasti i parë është i studentëve të lëvizjes “Për Universitetin” të cilët në vitin 2015-të  në shenjë revolte për Ligjin Arsimit të Lartë pritën ditën kur Edi Rama kishte një aktivitet në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në momentin që ai po dilte nga dera e oborrit të fakultetit disa prej tyre e goditën me vezë.

Rasti i dytë ka ndodhur në Parlament në shkurt të vitit 2016  ku Edi Rama u qëllua me vezë nga deputetët e opozitës . Reagimi i tyre bëri që kryeministri të ngrihej nga vendi i tij dhe të largohej. Ai u shpëtoi vezëve falë edhe ndërhyrjes së truprojave. Vezët kapën njërin nga truprojat që nxitoi të hapte çadrën për të mbrojtur kreun e qeverisë.

Rasti i tretë ka ndodhur me 1 mars të 2017-tës  në qytetin e Shkodrës ku Rama kishte një leksion të hapur me studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi. Ai është pritur me protesta nga studentët dhe është gjuajtur edhe me vezë në shenjë proteste përsëri për ligjin e arsimit të lartë.

Në rastin e katërt i cili ka ndodhur në Parlament, Rama përveç tymuesve, letrave, dhe ujit ai është qëlluar edhe me çizme nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kjo ka ndodhur në dhjetor të 2017-tës kur në një senacë të tensionuar është votuar Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Rasti i fundit dhe i pesti ka ndodhur pikërisht dje në Parlament. Deputetët e opozitës duke kërkuar përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi e kanë qëlluar atë me miell. Kanë  qenë deputetetët  Flamur Noka dhe Klevis Balliu ata që kanë kanë hedhur miell në drejtim të kryeministrit e pak më vonë edhe uje dhe topa me  letra.

Nuk dihet nëse do të ketë përsëri raste apo situata të tilla tensioni por për momentin mund të themi se Edi Rama mban rekord për goditjet që i janë bërë. Pavarësisht kësaj ai e ruan shumë mirë gjakftohtësinë duke qëndruar i qetë në karrigen e  tij në parlament e aq më tepër që ndonjëherë nuk lejon as trupërojat e sigurimit që të hapin çadrat për ta mbrojtur.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje