Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Konfirmohet ndarja e Dafina Zeqirit nga i dashuri

Konfirmohet ndarja e Dafina Zeqirit nga i dashuri
June 18
10:14 2016

Dafina Zeqiri sërish “single”?

Dyshohej prej ditësh se kishte diçka që nuk shkonte në lidhje me marrëdhënien e këngëtares me domenikanin Jose!
Ndryshe nga sa ndodhte pak kohë më parë, ndjekësve të Dafinës u kanë munguar postimet e saj të shpeshta në Instagram apo Snapchat e sikur të mos mjaftonte kjo, ato të vjetrat janë fshirë një nga një “si me magji”.

Nuk dihen ende arsyet konkrete për përfundimin e kësaj marrëdhënieje, që në dukje ishte perfekte, ama sipas asaj që shkruan “Gazeta Shqiptare”, burime pranë Dafina Zeqirit rrëfejnë se këngëtarja është ndier nën presion dhe disi “e mbytur” nga Jose, i cili shpesh ndihej xheloz për të.

Ende nuk ka asnjë koment nga të dy, por sipas lajmit në gazetë, krisja e marrëdhënies ka nisur nga bashkëpunimet e shumta të Dafinës me Ledrin, me të cilin ajo ka pasur edhe një lidhje.

Mesa duket pra, hapin drejt ndarjes e ka hedhur këngëtarja kosovare, së cilës i kishte ardhur në majë të hundës sjellja e Josesë.

 

Dafina Jose

Etiketimet
Shperndaje