Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Elbasan, ish-deputeti socialist kanos me armë ish-gruan për shkaqe xhelozie

Elbasan, ish-deputeti socialist kanos me armë ish-gruan për shkaqe xhelozie
August 19
14:41 2017

Policia e Elbasanit bëri të ditur se ka arrestuar në flagrancë mesditën e së premtes, Hamit Kostën, pasi ai ka kanosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Sipas “Panorama”, ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku 62-vjeçari Kosta me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE 2505 A, dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri shtetasen E.T., 38 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ish-deputeti Hamit Kosta mësohet se ka bashkëjetuar për një periudhë 10- vjeçare me E.T., pa bërë celebrim martese. Por rreth një vit më parë çifti nisi konfliktet dhe marrëdhënia e tyre mori fund. Pas ndarjes nga ish-deputeti, 38-vjeçarja mësohet se ka nisur një jetë të re, duke krijuar një tjetër lidhje po në qytetin e Elbasanit. Shkak për ngjarjen e fundit që çoi edhe në arrestimin e ish-deputetit mësohet se ka qenë pikërisht xhelozia për lidhjen e re të 38-vjeçares.

 

Shperndaje