Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Moderatorja shqiptare “ndryshon” profesion, lyen e vetme shtëpinë e thumbon me atë rast të dashurat e “dynjasë” 

Moderatorja shqiptare “ndryshon” profesion, lyen e vetme shtëpinë e thumbon me atë rast të dashurat e “dynjasë” 
April 15
12:36 2018

Einxhel Shkira, ndonëse është larguar këto kohë nga ekrani duke mos e parë më në rolin e prezantueses së emisioneve, sërish ka mjaft ndjekës pasi ajo është shumë aktive në rrjete sociale.

Këtë herë, Einxheli i ka vënë synim vetes që e vetme të lyejë shtëpinë e saj. Me kovën me bojë e furçën në dorë, bukuroshja nuk ia ka kursyer vetes edhe disa ‘thumba’ që i ka hedhur kështu si pa të keq në Story-t e saj në Instagram.

Fillimisht ajo i kthen një përgjigje të gjithë atyre që thonë se me thonjë të gjatë, vështirë se mund të bësh punë që kërkojnë lodhje fizike, ndërkohë që më pas shkruan: “S’është faji im që të dashurat e juaja s’kanë lyer ndonjëherë mure e po habiten me mua, profesioni im i ri, bojaxhie!” – ka përfunduar ajo.

Në fakt Einxhel, “bojaxhie” më seksi, s’kishim parë. Mendojmë se po t’i futesh seriozisht këtij zanati, do fitosh mjaft klientelë. Dhe një vajzë sportive si ti, na e do mendja është e gatshme për të tilla formula të veçanta…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje