Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe Luana përkrah fëmijëve jetimë

Edhe Luana përkrah fëmijëve jetimë
June 02
17:39 2016

Ngjarjet e rënda të zbuluara së fundmi në media në lidhje me abuzimet e fëmijëve jetimë duket se kanë prekur opinionin publik, i cili në një formë apo në një tjetër ka shfaqur revoltën, solidaritetin dhe mbështetjen e tij!

Në fakt, shpesh krijimi i një fryme të tillë mbështetjeje ndodh në momentin pasi ‘sëmundja’ është përhapur, ama… më mirë vonë sesa kurrë!

Krahas njerëzve të thjeshtë, ata që i janë bashkuar dhënies së mesazheve sensibilizuese kanë qenë edhe personazhet VIP të televizionit, të artit, të kulturës, si në rastin e fushatës “Jetimët kanë zë” të Olti Currit, Blitz.al., e cila tregoi se vëmendja ndaj fëmijëve po rritet ndjeshëm, në një betejë e cila i sheh ata të pambrojtur përballë veprimeve abuzuese të atyre që ndihen më të fuqishëm!

Krahash reperit Noizy, moderators Einxhel Shkira, një ndër personazhet e tjerë që është shfaqur krah fëmijëve është edhe bukuroshja Luana Vjollca!

Vetëm para pak minutash ajo ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale një video ku shfaqet e rrethuar nga fëmijët e Shtëpisë së Fëmijëve Zyber Hallulli!
Një gjest ky që Luana nuk e bën për të parën herë, e që tregon se fëmijët jetimë nuk janë vetëm, për aq kohë sa do të jetë dikush që do i dhurojë atyre ngrohtësinë e munguar!

Nje dite ndryshe,por me e bukura,me kaq shume dashuri.. E lumtur sa here qe ju takoj!! #ZyberHallulli

A video posted by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Etiketimet
Shperndaje