Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ngacmime në rrjete sociale, pranga dy të rinjve në Tiranë

Ngacmime në rrjete sociale, pranga dy të rinjve në Tiranë
September 20
10:26 2016

Policia e Tiranës, përpara pak minutash, ka vënë në pranga dy persona të cilët janë akuzuar se përndiqnin dy femra në rrjete sociale.

Njëri prej tyre është shtetasi 38-vjeçar Igli Xh., banues në Tiranë, i cili jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në rrugë dhe kudo ku ka lëvizur vajza me iniciale B. B., e ka përndjekur.

Vajza në fjalë e ka denoncuar në polici duke thënë se ajo vuan nga gjendja e ankthit dhe e frikës ndaj dhe nuk mund ta durojë dot më këtë situatë.

Pothuajse në të njëjtën situatë është gjendur edhe 17-vjeçarja E. S., banuese në Tiranë, e cila është përndjekur vazhdimisht nga 21-vjeçari E. H.

Tanimë materialet e të dyja rasteve i janë kaluar prokurorisë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje