Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërkohë që presim për Eurovizion-in, Eugent Bushpepa jep një tjetër lajm: Së shpejti baba?

Ndërkohë që presim për Eurovizion-in, Eugent Bushpepa jep një tjetër lajm: Së shpejti baba?
April 15
14:21 2018

Këngëtari i njohur Eugent Bushpepa është duke u përgatitur për pjesëmarrjen e tij në “Eurovizion”.

Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Siluete” me moderatoren Gerta Gixhari. Ai ka folur për karrierën e tij por edhe për jetën personale. Eugenti ka treguar se është në një lidhje 7 vjeçare me Andian  dhe prej 2 vitesh ka nisur bashkëjetesën.

Por jo vetëm kaq fjalët e tij na kanë bërë të aludojmë se ai do të bëhet së shpejti baba. I pyetur nga Gerta për marrëdhënien dhe për planet e ardhshme ai ka thënë:

“Nuk kemi vënë limite, planet ekzistojnë shpresoj shumë shpejt të kemi një fëmijë.”

Epo Eugenti e tha vetë tani nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim …/Blitz.al/

Image result for eugent bushpepa andia

 

Shperndaje