Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokohet Durrësi: Gruaja gjendet e mbytur në pus!

Shokohet Durrësi: Gruaja gjendet e mbytur në pus!
April 14
11:04 2018

Qyteti i Durrësit është zgjuar nga një ngjarje e tmerrshme ditën e sotme.

Një grua 77 vjeçare është gjetur e mbytur në pusin e shtëpisë nga familjarët e saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe policia po heton për shkaqet e kësaj fatkeqësie.

NJOFTIMI
Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Blitz.al/

Shperndaje