Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Drini Zeqo: Pengu më i madh, historia e dashurisë që lashë në mes për këtë arsye…

Drini Zeqo: Pengu më i madh, historia e dashurisë që lashë në mes për këtë arsye…
April 15
12:30 2018

Drini Zeqo prej vitesh punon spiker lajmesh në Tv Klan dhe si gazetar në emisionin “Opinion”. Për karrierën e tij publiku është i informuar ama për jetën private ai ka zgjedhur të jetë disi më i rezervuar.

Lidhjet e tij  nuk janë bërë publike, ndarjet apo historitë e reja të dashurisë. I ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” që trasmetohet çdo të shtunë në ABC News, gazetari ka rrëfyer se është penduar që i ka dhënë fund një lidhjeje të tij kohë më parë.

Dy moderatoret Aulona dhe Fatma i kanë kërkuar të tregojë një nga pengjet e tij më të mëdha dhe Drini është përgjigjur kështu:

“Jam penduar për një histori dashurie, të mbyllur nga unë. Sot nuk kam më asnjë kontakt me të, asnjë gjë. Do më pëlqente të kisha një histori solide në jetën time.”

Por Drini ka pranuar gjithashtu se momentalisht është duke dalë me dikë dhe ndihet i lumtur për gjithçka po jeton./Blitz.al/

Komento
Shperndaje