Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi me raketa nga SHBA, paralajmëron Rusia dhe Irani: “Do të ketë pasoja!

Sulmi me raketa nga SHBA, paralajmëron Rusia dhe Irani: “Do të ketë pasoja!
April 14
09:00 2018

 

 

Pas sulmit me raketa nga SHBA dhe aleatët e saj mbi Sirinë ka ardhur edhe reagimi i vendeve aleate me këtë të fundit.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit është shprehur: “SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë prova për sulmin me armë kimike që ndodhi në Siri. Ndaj janë përgjegjës për pasojat që do ketë në rajon, ndërsa sulmi erdhi pa pritur inspektorët e OPAC që të merrnin një qëndrim”

Nga ana tjetër, Rusia është shprehur se raketat amerikane ishin në numër mjaft të madh, mbi 100 të tilla dhe mbrotja ruse ishte çaktivizuar.

Në një prononcim për mediat, zyrtarët rusë kanë thënë se amerikanët nuk do të mbeten pa përgjigje. /Blitz.al/

Shperndaje