Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bora Zemani përgënjeshtron lajmin për zmadhim gjoksi: “E kam pasur gjithmonë. Një herë që u ekspozova u bë nami”

June 19
13:35 2016

...

...
Picture 1 of 1

Bora Zemani është një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar.

Atë e keni parë në shumë role, aktualisht si moderatore sporti në Digitalb, si aktore në “Pa limit” e dikur në pozicionin e velinës në “Fiks fare”. Edhe pse është nënë prej pak  kohësh e një djali të quajtur Arbor, Bora sërish është në formë të shkëlqyer fizike.  Ditën e djeshme, në portalet online ka qarkulluar lajmi se prezantuesja seksi e Digitalb ka bërë ndërhyrje në gjoks. Duket se shkak për një aludim të tillë ka qenë një foto që Bora ka ndarë me ndjekësit e Instagram-it dhe që i ka shtyrë mediat të mendojnë se gjoksi i saj është zmadhuar. Bliz.al ka kontaktuar me moderatoren, e cila ka përgënjeshtruar lajmin duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje.

“Më erdhi për të qeshur kur e lexova lajmin. Nuk di as si t’i përgjigjem një lajmi të tillë. Gjoksi aty ka qenë gjithmonë, thjesht nuk jam tip që ekspozohem. Një herë që e bëra, ja ç’u bë, nami!”- është shprehur Bora.

 

Komento
Shperndaje