Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pogradec- 55 vjeçari u akuzua për përdhunim ndaj të miturës, ADN zbulon atësinë e fëmijës

Pogradec- 55 vjeçari u akuzua për përdhunim ndaj të miturës, ADN zbulon atësinë e fëmijës
April 15
14:49 2018

Pas disa muajsh, analiza e ADN-s zbulon atësinë e foshnjës së një viktime të përdhunimit në Pogradec. E mitura kishte denoncuar fqinjin e saj 55-vjeçar nga Velçani i Pogradecit. Ligor Biba është i ati i fëmijës së 15-vjeçares, e cila e akuzoi

Edhe pse Biba e ka mohuar përdhunimin e të miturës, si gjatë hetimit ashtu edhe në gjykim, analiza e ADN-s që ju bë foshnjës së sapolindur, konfirmoi atësinë e tij.

Sipas Abc News, ka qenë 55-vjeçari që i ka kërkuar gjykatës, kryerjen e analizës së ADN-s, përgjigjet e së cilës kanë rënduar pozitën e tij procedurale.

Ligor Biba u denoncua nga e mitura në tetor të vitit të kaluar, pasi infermierja e fshatit zbuloi se vajza ishte në muajin e 8 të shtatzënisë.

Procesi gjyqësor ndaj Bibës po zhvillohet në Gjykatën e Korçës, pasi Gjykata e Pogradecit nuk ka seksion për të miturit/Blitz.al/

 

Shperndaje