Fatkeqësia e familjes Murataj pas aksidentit të sotëm, dje martuan djalin ndërsa sot hapin dyert e mortit për djalin tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme ku 3 persona kanë humbur jetën. Vetëm pas disa orësh policia e Fierit arriti të identifikonte viktimat e këtij aksidenti tragjik që ndodhi ditën e sotme.
Sipas Ballkanweb një detaj tjetër mjaft i trishtë ka dalë në pah sepse familja Murataj që mbrëmë martonte djalin, pas dasmës duhet të hapë dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit djalin tjetër Fisnik Murataj dhe të fejuarën e tij Naza Aham.
32-vjeçari Fisnik Murataj, e fejuara e tij 34-vjeç dhe kushëriri Agustin Ismailaj 30 vjeç direkt pas dasmës në familje, që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme, morën rrugën nga Fieri drejt fshatit Kutë të Mallakastrës, ku edhe jetonte familja Murataj, por kthimi nga dasma për në shtëpi rezultoi fatal për të tre.
Fisnkik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi.
Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qendronte ne sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe me pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së lartë, megjithatë po hetohet për të zbuluar detaje të tjera për rrethanat.
/Blitz.al/















