Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshmia e menaxherit të kontenierit me 613 kg drogë: “Ngarkesa është vonuar dy javë, policia shqiptare ka vënë re se…”

Dëshmia e menaxherit të kontenierit me 613 kg drogë: “Ngarkesa është vonuar dy javë, policia shqiptare ka vënë re se…”
March 06
14:48 2018

Është zbardhur dëshmia e Donald Lushaj, menaxherit të kompanisë “Arbri Garden” që u arrestua për ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë në Maminas të Durrësit, ku kanë dalë detaje të rëndësishme.

Sipas “Ballkanweb”, në dëshmi thuhet:

“Kontenierët kanë qenë dy javë me vonesë. Ato i kishin ndaluar për kontroll në portin e Livornos në Itali”.

Ai gjithashtu është shprehur se pronarit Arbër Cekaj i kishte ardhur një email për të paguar 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin e bërë në portin italian.

“Kamioni është shkarkuar në port dhe në këtë moment, policia dhe agjentët doganorë kanë konstatuar se në anën e djathtë të konteinerit kishte ndërhyrje dhe gjurmë silikoni. Për të mos rënë në sy, policia ka bërë një shpim në pjesën e poshtme dhe pasi ka konstatuar drogën, e kanë lejuar atë që të shkojë në destinacion me qëllim kapjen e peshqve të mëdhenj”.

 

 

 

Komento
Shperndaje