Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Flet eksperti: “Duhet patjetër! Ja pse”

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë? Flet eksperti: “Duhet patjetër! Ja pse”
April 11
18:56 2018

Që prej diskutimeve për tarifimin e Rrugës së Kombit dhe protestave kundër këtij vendimi, u ngrit çështja për vendosjen e një tarife edhe për rrugët e tjera nacionale.

Për këtë, eksperti rrugor Artur Sulçe është shprehur se duhet vendosur patjetër një tarifë e përballueshme nga qytetarët për mirëmbajtjen e kësaja autostrade.

Sulçe u shpreh se tarifa duhet të vendoset sipas kolometrave që përshkohen nga qytetarët.

“Ju e keni parë rrugën Tiranë-Durrës, është bërë më keq se një rrugë fshati dhe ndërkohë shpejtësia është 90 kilometra në orë. Për 90 km/h, një mjet për 1 sekondë bën 25 metra. Imagjino se çfarë mund të ndodhë po çave gomën, ndodh efekti domino në një ditë me trafik. Në këtë këndvështrim, duke ia dhënë në koncesion një koncesionari, nëse do të ndodhë një aksident, tani problemin nuk e paguan më shteti, por e paguan ky koncesionari. Mirë po koncesionari primare ka fitimin, nuk do ta kthejë më këtë ndërmarrje të mirëmbajtjes si një strehë varfnore, por do të vërë njerëzit në punë”, – u shpreh eksperti për Scan.tv.

Më pas, ai shtoi se në autostradën e gjatë prej 35 km, çdo ditë kalojnë 45 mijë automjete, të cilat janë 3 mijë vetëm të tonazhit të lartë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje