Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen dy persona
February 05
10:55 2018

Mëngjesin e sotëm, dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Automjeti me targë AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas. Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që mendohet se shkak i kësaj ngjarje të ketë qënë edhe moti i keq./Blitz.al/

 

 

 

Shperndaje