Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katër operacione në qytete të ndryshme , policia sekuestron drogë , 9 të arrestuar

Katër operacione në qytete të ndryshme , policia sekuestron drogë , 9 të arrestuar
November 01
12:15 2017

Gjatë një deklarate për mediat, Policia e Shtetit ka njoftuar për 4 operacione të kryera gjatë 12 orëve të fundit në 3 qytete të vendit. Operacionet janë kryer në Përmet, Dibër, dhe Tiranë, ndërsa janë arrestuar 9 persona, pasi janë kapur me kanabis dhe akzuohen për vepra të tjera penale. Sipas policisë 3 nga të arrestuarit janë nga Kosova. /Blitz.al/

NJOFTIMI I POLICISE
Në 12 orët e fundit në Tiranë, Përmet e Dibër, strukturat e Policisë së Shtetit kanë kryer 4 operacione për goditjen e trafikut të narkotikëve dhe një grupi me aktivitet të fortë kriminal në fushën e vjedhjes së automjeteve. Kështu në Tapizë, Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.1 kg Cannabis Sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikuar.

Nga hetimet e kryera u identifikuan dhe arrestuan bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Ata janë:
– Burim. B, 34 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë;
– Shukri. S, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Këta dy shtetas kishin marrë me qera një automjet të markës Volkswagen, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca, për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do udhëtonte me autobus për në Kosovë.

Gjithashtu forcat policore të Tiranës arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Beta, 30 vjeç. Nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua 2.8 gramë lëndë e dyshuar Kokainë. Në banesë iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë, Zaztava.

Në Përmet, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit” u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte cannabis.

Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa, 33 vjeç.

 

Shperndaje