Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksident fatal në mbikalimin e Fllakës, vdesin dy persona

Aksident fatal në mbikalimin e Fllakës, vdesin dy persona
April 23
10:54 2016

Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, rreth orës 23:30, një automjet tip “Benz” ka përplasur nga mbrapa një kamion tek mbikalimi i Fllakës, në Durrës, duke iu futur nën rrota. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pas këtij momenti, drejtuesi i kamionit ka zbritur për të parë çfarë ka ndodhur, por në këtë moment është përplasur nga një automjet tjetër që po kalonte aty pranë, tip fuoristradë. Pasi ka marrë plagë të rënda, shoferi i kamionit është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë.

Dy mjete të tjera janë aksidentuar në vendngjarje pasi nuk kanë pasur mundësinë të vërejnë ndalimin e makinave që ishin aksidentuar paraprakisht. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.

Etiketimet
Shperndaje