Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Digjet autobusi me shqiptarë në kufirin Kroaci- Serbi! Arsyeja?

Digjet autobusi me shqiptarë në kufirin Kroaci- Serbi! Arsyeja?
March 04
16:29 2018

Mesnatën e së dielës, një autobus ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht ndërsa kthehej në Kosovë. Autobusi ishte i mbushur me rreth 30 emigrantë që pasditen e djeshme ishin nisur nga Gjermania për të shkuar  në Kosovë.

Dyshohet se ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik që ka shkaktuar zjarrin në autobus. Sipas burimeve për Telegraf nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

“Jemi ndalur në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, dhe menjëherë kemi dalë nga autobusi të gjithë udhëtarët. Nuk ka të lënduar. Ndërsa, doganierët kroatë, na kanë strehuar dhe dhënë ushqim për të gjithë. Tani po presim një autobus tjetër për të vazhduar rrugën për Kosovë”, ka thënë Agim Bajraktari, një nga pasagjerët.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03 pas mesnate në kufi mes Kroacisë dhe Serbisë. Udhëtarët për momentin janë duke qëndruar në ambientet e Kryqit të Kuq në Kroaci.

Komento
Shperndaje