Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Francë – 3 gratë e arrestuara planifikonin një sulm në stacionin hekurudhor

Francë – 3 gratë e arrestuara planifikonin një sulm në stacionin hekurudhor
September 10
11:18 2016

Ato projektonin të sulmonin stacionin hekurudhor “Gare de Lyon”, në Paris.

Ky është dyshimi i policisë franceze për 3 gratë e radikalizuara, të cilat u arrestuan në Boussy-Saint-Antoin, në jug të kryeqytetit francez, pasi gjetën një makinë të mbushur me bombola gazi afër katedrales së Notre Dame.

Gjatë ndjekjes së 3 grave të moshës 19, 23 dhe 39 vjeç, agjentët  zbuluan se ato ishin të armatosura me thika. Gjithashtu, sipas informacioneve, 19-vjeçarja, e cila gjatë arrestit ka plagosur një prej policëve, i është betuar Shtetit Islamik.

Kthehet kështu frika në Francë, pas sulmeve të njëpasnjëshme të muajve të fundit. /Blitz.al/

Shperndaje