Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Largohet Donald Lu! Zëvendësuesi i tij, një emër i njohur në politikë

Largohet Donald Lu! Zëvendësuesi i tij, një emër i njohur në politikë
April 11
18:57 2018

 

Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i përfundon mandati si i dërguari i superfuqisë politike të globit në verën e këtij viti.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit ka përzgjedhur emrin që do të pasojë Lu-në në krye të ambasadës.

Burimet pranë Politico.al kanë treguar se diplomati që do zëvendësojë Donald Lu do të jetë një diplomat karriere. Bëhet fjalë për Jonathan Moore, ish-shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin dhe shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë.

Ky emër pritet të zyrtarizohet sapo Mike Pompeo do të emërohet si Sekretar i Shtetit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje