Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kundërshtoi penalltinë në minutën e 93-të, shikoni përqafimin e Buffon me Ronaldon

(Video) Kundërshtoi penalltinë në minutën e 93-të, shikoni përqafimin e Buffon me Ronaldon
April 12
10:34 2018

Juventusi ishte shumë afër asaj që mund të konsiderohet si një mrekulli kundër Real Madrid në “Champions Leauge”.  Skuadra italiane arriti deri në minutat shtesë të mbronte rezultatitn 0-3 në Bernabeu duke hedhur poshtë humbjen me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino. Por ishte penalltia e cila u dha në minutën e 93-të dhe që u shënuar gol nga Cristiano Ronaldon që përmbysi gjithçka.

Kjo penallti ishte e dyshimtë duke bërë që të flitet shumë për të, ndërsa ai që e kundërshtoi shumë ishte edhe portiere Buffon i cili u ndëshkua me karton të kuq për protestë.

Në përfundim të ndeshjes portieri legjendar ka dhënë një intervistë për mediat e cila ndërpritet për një çast nga Christiano Ronaldo. “ Më fal pak”- i thotë futbollsiti i Real Madridit dhe e përqafon portierin italian. Videoja brenda pak orësh bëri xhiron e botës.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje