Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shtohet një tjetër taksë, në prill shtrenjtohet fatura e ujit

Shtohet një tjetër taksë, në prill shtrenjtohet fatura e ujit
March 08
17:59 2018

Nga muaji prill, fatura e ujit që do të na vijë, do të jetë më e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë për rritje të çmimit të ujit, por do të vendoset taksa më e re e qeverisë, ajo e pasurisë.

Sipas TV Klan, qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, dhe agjenti tatimor në këtë rast do të jetë Drejtoria e Ujësjellësit.

Në këtë mënyrë, nëse sot fatura mesatare e ujit për një familje në kryeqytet, e cila shpenzon 30 metër kub në muaj, është 2400 lekë tashmë edhe më taksën e re, për Prillin ajo mesatarisht do të rritet me 400 lekë.

Sipas vendimit të qeverisë çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës..Blitz.al/

Komento
Shperndaje