Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arrigo Sacchi i dërgon mesazh Kryeministrit Rama

Arrigo Sacchi i dërgon mesazh Kryeministrit Rama
June 18
13:28 2016

Përpara pak ditësh, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të hapur trajnerit Gianni De Biasi dhe lojëtarëve të përfaqësues kombëtare të cilët ndodhen në Francë për Kampionatin Europian. Rama me anë të asaj letra i shprehu lavdërime dhe mirënjohje lojëtarëvë për performancën e tyre në dy ndeshjet mes Zvicrës dhe Francës dhe e mbylli fjalën e tij duke i motivuar për një fitore të merituar në ndeshjen me Rumaninë.

Duket se këtë letër e ka lexuar edhe një nga trajnerët më të njohur italian Arrigo Sacchi, i cili nuk ka ngurruar ti dërgojë më pas Kryeministrit një mesazh, të cilin Rama e ka bërë publik para pak minutash në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ja se çfarë ka shkruar Sacchi:

“I dashur Edi,

Jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.

Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi”

Duket se përfaqësuesja shqiptare në këtë Kampionat Europian ka fituar jo pak zemra, përfshirë këtu edhe Arrigo Sacchi-n!

 

Shperndaje