Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ornela Vorpsi: “Me Edi Ramën isha e dashuruar platonikisht, por ai nuk më ka dashur!”

Ornela Vorpsi: “Me Edi Ramën isha e dashuruar platonikisht, por ai nuk më ka dashur!”
April 11
16:24 2018

Ajo është shpallur një nga 35 shkrimtaret më të mira në Evropë për zhanerin “Best European Fiction” dhe së fundmi u kthye në Tiranë në kuadër të “Letërsia dhe Qyteti”.

Po flasim për Ornela Vorpsin, autoren e njohur shqiptare, e cila është zhvendosur prej vitesh jashtë vendit dhe ku vazhdon aktivitetin e saj letrar.

Vorpsi ishte e pranishme sot në Kryeministri, ku ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me kryeministrin Rama.

“Unë, Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër”, – shkruan Newsbomb.

“Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe. Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, – vazhdon më tej Ornela.

E pyetur nëse i pëlqen Rama si politikan, shkrimtarja është treguar mjaft diplomate duke thënë: “Unë kam 27 vjet që jetoj jashtë vendit. Nuk e njoh Edin si politikan. Nuk mund ta ndjekë në gjithë këtë dimension, sepse nuk jam e zhytur në jetën shqiptare” thotë ajo, madje dukshëm me një lëvizje koke, kërkon të shprehë se as nuk do ta shohë këtë pozicion të mikut të saj, edhe pse, ka një detaj, që e vë në dukje me nota superlative për kryeministrin.”

Kjo është hera e parë që Vorpsi vjen me një ekspozitë të sajën për publikun shqiptar, të quajtur: “Providence”. /Blitz.al/

Shperndaje