Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Urdhëri i Prokurorisë: Nis kontrolli në banesën e ish-ministrit Tahiri!

(Video) Urdhëri i Prokurorisë: Nis kontrolli në banesën e ish-ministrit Tahiri!
October 26
16:10 2017

Pas marrjes së autorizimit nga Kuvendit, 4 oficerë gjyqësorë kanë nisur kontrollin në banesën e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Kontrolli në banesën e Tahirit ka nisur mesidtën e së enjtes, rreth orës 14:00 dhe kryhet në kuadër të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, lidhur me dosjen Habilaj, ku përmendet emri i ish-ministrit Tahiri.

Tahiri nuk ishte i pranishëm, në momentin e parë kur kanë mbërritur oficerët për kontroll, edhe pasi kishte marrë njoftimin. Ai është rikthyer për të ndjekur procesin kontrollit të banesës së tij.

Më 19 tetor Prokuroria për Krime të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.

Ditën e mërkurë Kuvendi miratoi raportin e shumicës, ku kërkohet hetim në gjendje të lirë për deputetin Saimir Tahiri dhe pranimi i pjesshëm i kërkesës, kontrollin e banesës së tij. /Blitz.al/

Shperndaje