Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas arrestimit të Mario Meshinit për vrasjen e Devi Kasmit, flet avokati i tij: Ata ishin shokë, Mario është i tronditur…

Pas arrestimit të Mario Meshinit për vrasjen e Devi Kasmit, flet avokati i tij: Ata ishin shokë, Mario është i tronditur…
January 31
13:12 2018

Pas arrestimit të Mario Meshinit, avokati i tij ka folur për herë të parë duke thënë se Mario dhe Devi kanë qenë shokë.

Sipas tij, arrestimi ka qenë i paligjshëm pasi Mario nuk ka lidhje me vrasjen. Më tej, avokati ka thënë për “Ballkanweb” se Mario Meshini ka qenë shumë i tronditur dhe kjo është arsyeja pse nuk ka shkuar në polici.

“Çështja po fryhet për të mos u vënë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes. Deri tani nuk kanë asnjë provë. Nëse provë do të jetë filmimi, i ka të qartë fare se kush është autori. Mario ka ikur në shtëpinë e vet pasi ishte i tronditur.
Ndalimi i tij është totalisht i paligjshëm dhe duhen prova për të arrestuar një person. Nuk shkohet në gjykatë me thashetheme. Është vërtetuar që janë shokë dhe ai ka rrezikuar jetën në ato momente.
E takova mbrëmë në orën 1 të natës. Ata takoheshin përditë se frekuentonte dhe palestrën që kishte viktima. Por Mario nuk ka qenë dëshmitari i vetëm pasi aty kanë qenë edhe dy infermiere.”- ka thënë avokati. /Blitz.al/

Shperndaje