Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kur dashuria të “errëson” sytë: 22-vjeçari qëllon me automatik armë 14-vjeçaren!

Kur dashuria të “errëson” sytë: 22-vjeçari qëllon me automatik armë 14-vjeçaren!
January 11
17:21 2018

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme na fshatin Babunjë të Divjakës, ku një i ri ka qëlluar me armë drejt një adoleshteje në moshën 14 vjeçare.

Policia e Lushnjës ka bërë të ditur se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar dhe vajza nuk është prekur nga të shtënat ndërkohë që në pranga ka rënë 22 vjeçari, Bajram Krasniqi.

Sipas BalkanWeb, Krasniqi kishte kohë që ngacmonte bashkëfshataren e tij dhe teksa ishte në pritje të një sinjali e një përgjigje pozitive prej saj mësohet se 22 vjeçari ka marrë lajmin e keq të fejesës së vajzës me një djalë tjetër.

Për të marrë hak për vajzën që dashuronte, i riu ka rrëmbyer armën dhe ka pritur derisa vajza të mbaronte shkollën e t’i bënte pritë. Me të mbërritur vajza, Krasniqi ka qëlluar në drejtim të saj me breshëri plumbash, por pa sukses.

Pas ngjarjes ai është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje