Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama nuk e zgjodhi ministër, Tahiri mesazh për qeverinë e re

Rama nuk e zgjodhi ministër, Tahiri mesazh për qeverinë e re
August 27
14:49 2017

Ditën e sotme, gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, kreu i kësaj force politike, Edi Rama, bëri me dije emrat e ministrave të rinj të qeverisë që ai do të drejtojë në 4 vitet e ardhshme.

Mes emrave të munguar që ranë në sy ishin ata të Saimir Tahirit dhe Mimi Kodhelit, të larguar përkatësisht nga dikasteri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes.

E nëse përflitej se Tahiri do të merrte frenat e Ministrisë së Drejtësisë, në fakt Rama nuk e zgjodhi në asnjë ministri.

Pas kësaj, Saimir Tahiri ka reaguar në Facebook me fjalët: “Suksese kolegëve! Rrugë e gjatë përpara 🙂🙂🙂

Bashkangjitur këtij postimi, Tahiri ka publikuar edhe foton e tij të buzëqeshur, çka lë të kuptohet se ai nuk ka asnjë hatërmbetje me mosemërimin në asnjë ministri. /Blitz.al/

Shperndaje