Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 situata që tregojnë se e dashura juaj është me menstruacione dhe ju duhet thjesht ta DURONI!

5 situata që tregojnë se e dashura juaj është me menstruacione dhe ju duhet thjesht ta DURONI!
April 13
19:20 2018

Nëse këtë artikull do ta shkruante një djalë jam e sigurt që do të niste dhe përfundonte me dy fjali; “Çuna çdo fillim muaji merret rroga por kjo nuk është e rëndëishme: ASAJ I VIJNË ATO! Mbathjani 3 ditë nga shtëpia dhe bini në paqe.”

Epo në fakt të gjithë çunat duhet të na kuptojnë ne vajzave dhe hormonet e emocionet tona çdo muaj. Duke qenë se asnjëherë nuk mund ta provoni ndjesinë atëherë mundohuni ti kuptoni vajzat dhe në një farë mënyre t’ua bëni më të lehtë atyre çrregullimin emocional 3 ditor (mjerë ata që u duhet të durojnë edhe një javë). Ja ku po ju tregojmë 5 situata që tregojnë se e dashura juaj është më menstruacione dhe ju çunat duhet thjesht t’i duroni!

1-Fillon qan pa asnjë arsye të mundshme në këtë botë! Thjesht i QAHET

Çunat duhet ta kuptojnë se një nga simptomat e paralajmërimit se “furtuna” po vjen është ndryshimi 360 gradë i humorit. Nëse një ditë më parë partnerja juaj ka qenë plotësisht e lumtur dhe të nesërmen është gati të qajë pa asnjë arsye të mundshme atëherë mësojeni njëherë e mirë: Asaj thjesht po i vijnë menstruacionet. Mos guxoni t’i lëndoni në ditë të tilla. T’i lëndoni? As mos e merrni mundimin t’i bëni shaka. Thuajini fjalë të ëmbla, dhurojini sa më shumë dashuri, të paktën kur të qajë do e dijë se ju jeni aty dhe e doni shumë…

2-KU je? PSE je? Pse dreqin s’je këtu kur dua unë?

Në rregull ky është momenti kur të gjithë meshkujt duhet të tregohen tërësisht të duruar. Një nga simptomat e menstruacioineve është të kërkosh llogari për çdo gjë të mundshme. Çdo njeri duhet të jetë në dispozicionin e tyre. Ku je? Përse je? Përse unë jam vetëm dhe ti nuk je këtu me mua? E shumë pyetje të tjera të tilla janë mëse të zakonshme të dashur çuna. Thjesht mësohuni dhe kaqsepse nuk ndryshojnë pyetjet thjehst vajzat!

 

3- Ti s’më do! Ke gjetur tjetër?

Ti mund të jesh njësoj si të gjitha ditët e tjera por nëse ajo papritur , pakujtuar fillon dhe dyshon në dashurinë tënde, në afërsinë tënde kot pa arsye atëherë qetësohuni; nuk është ajo, janë thjesht menstruacionet. Këtu është momenti kur duhet të mblidhni fjalët më të bukura dhe t’ja thoni të dashurës suaj!

 4- Herë do ta duash herë do ta lësh rehat!

Ok, nëse pak më sipër thamë se duhet ta doni shumë partneren tuaj në këto ditë atëherë përgatituni që një moment ajo thjesht t’u kërkojë të shkoni në djall! Jo se e ka me të vërtetë, mos u keqkuptoni thjesht për 3 ditë, ashtu siç ju do afër një moment mund t’i krijoni bezdi. Mos u shqetësoni dhe as mos e merrni seriozisht, në këto ditë vajzat nuk durojnë dot as veten e tyre!

5- Ha sa për shtatë ditë!

Një nga indikacionet se e dashura juaj është me cikël menstrual është dëshira për të ngrënë sa më shumë ushqim dhe tmerrësisht shumë çokollata. Ajo mund të mos i pëlqejë fare ato, mund të mos i konsumojë në përditshmëri ama nëse e gjeni të pozicionuar në divan me patatina, çokollata biskota etj, atëherë bëni sikur çdo gjë është në vendin e duhur. Vajzat nuk duan t’ua përmendësh se çfarë dhe sa po hanë!/Blitz.al/

Shperndaje