Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Zoti Kryeministër, mendoni se është dita për të qeshur sot?” – Statusi i Edi Ramës bën namin në rrjet!

“Zoti Kryeministër, mendoni se është dita për të qeshur sot?” – Statusi i Edi Ramës bën namin në rrjet!
December 01
12:48 2017

E gjithë Shqipëria është në situatë emergjente për shkak të përmbytjeve. Përgjatë 24 orëve të fundit, pothuajse në të gjithëve vendin ka pasur dëme njerëzore dhe materiale për shkak të rreshjeve të cilat nuk kanë pushuar për asnjë çast.

Sigurisht që shumica e syve të njerzve janë kthyer tek shteti dhe punonjësit e emergjencës të cilët me aq kapacitete sa kanë po mundohen të stabilizojnë situatën në gjithë vendin.

Mirëpo, ajo çka ka habitur shumicën e ndjekësve në rrjete sociale ka qenë statusi i mëngjesit i Kryeministrit Rama. Ai ka postuar disa foto teksa ka treguar punonjësit e shtetit në gatishmëri dhe ka shkruar:

“Mirmëngjes”, – duke bashkangjitur edhe një fytyrë të qeshur përbri. Më pas një shkrim që nuk përcjell aspak situatën reale por si një prej shkrimeve që lexojmë çdo ditë.  Kjo ka bërë që shumica e komentuesve të shpërthejnë në ofendime dhe të shara kundrejt Ramës duke i treguar atij se në një moment kritik si ky, ai “emoji” duke qeshur është i fundit që duhet t’i shkojë në mendje.

Ndonëse Edi Rama e ka zakon që kthen disa përgjigje tek komentet më pikante, këtë herë ai ka vendosur të heshtë dhe vetëm disa minuta më pas ka shpërndarë një tjetër status ku fokusohet më shumë tek emergjencat që ka shteti dhe duke falenderuar të gjithë punonjësit që janë në krye të detyrës. /Blitz.al/

 

Shperndaje