Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I apasionuar pas alpinizmit, 26-vjeçari shqiptar humb jetën në Olimp

I apasionuar pas alpinizmit, 26-vjeçari shqiptar humb jetën në Olimp
December 11
11:29 2017

Një i ri 26 vjeç me origjinë nga Korça ka humbur jetën teksa ngjiste malin e Olimpit në Greqi. Ilia Dhimitri ishte i apasionuar pas alpinizmit dhe kishte organizuar këtë udhëtim me mikun e tij 25-vjeçar, me të cilin studionin së bashku në Selanik.

26-vjeçari gjeti vdekjen pasi u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash në greminë, ndërsa miku i tij mbeti i lënduar.

Shoku i tij arriti të mbahet në një pemë, ndërsa fatkeqësisht Ilia nuk mundi të gjejë ndonjë mbështetje dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen. Babai i djalit që mbijtetoi ka thënë për gazetën greke “Protothema”, se pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i biri nuk mundi.

“Djali im zbriti, shkoi tek miku i tij, i lidhi kokën dhe e mbajti atë në duar derisa arritën shpëtuesit. Por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë”- ka thënë ai.

Gazeta greke shkruan se 26-vjeçari kishte ëndërr të udhëtonte në botë dhe “të pushtonte” sa më shumë maja të larta, por ëndrra u pre në mes pikërisht në “malin e Perëndive”. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje