Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rezultati zhgënjyes i PD-së, reagon Blendi Fevziu dhe Artan Fuga!

Rezultati zhgënjyes i PD-së, reagon Blendi Fevziu dhe Artan Fuga!
June 26
17:20 2017

 

Nga rezultati i numërimit të deritanishëm të votave në të gjitha qarqet e vendit, Partia Demokratike sheh një rezultat më të ulët se ai i 2013-ës.

Dhe sigurisht, kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar nga figura të njohura si Blendi Fevziu dhe akademiku Artan Fuga.

“Asgjë nuk është rastësi”, – shkruan Fuga. “Sikurse shkruante Spinoza shekuj më parë, njeriu quan rastësi atë që ndodh pa e ditur ai përse. Ata që e dinë, e shpjegojnë me atë që të tjerët nuk e dine”.

Ndërkohë, Fevziu nga ana tjetër shprehet: “PD ka pasur një humbje shumë më të thellë se sa ajo e 2013, që mendohej më e thella e historisë politike të saj.

Do ketë kohë për analiza dhe për të gjetur gabimet, por deri tani shikimi i shifrave tregon vetëm një gjë, elektorati i djathtë ka bojkotuar në mënyrë masive ofertën e partisë kryesore të tij. Përse e them këtë? Dje në Shqipëri kanë votuar thuajse 300 mijë vetë më pak se sa në vitin 2013. Në këtë rënie të votuesve, befas, sipas projeksionit, PS mund të jetë rritur me afro 100 – 130 mijë vota. Pra ka marrë në total thuajse 100 mijë vota më shumë se sa arriti të merrte në 2013. Ajo pritet të shtojë diku tek 6 – 8 deputetë. Pra shtimi nuk është nga ulja e numrit të votuesve, por nga rritja e tyre!”.

“Kjo që ndodhi në këto zgjedhje, po stabilizon një trend të frkshëm të çmontimit të partisë më të madhe të djathtë në vend. Në 2009, PD kishte 70 mandate bashkë me aleatët e saj; PS 66 dhe LSI 4.  4 vjet më pas, PS po shkon në 74 dhe LSI në 20. Të dyja janë rritur, madje akoma më shumë se sa në 2013, ndërsa PD thuajse është përgjysmuar. Një humbje më dramatike vështirë se mund ta parashikonte kushdo…”, – përfundon Fevziu. /Blitz.al/

Shperndaje