Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ndërron jetë pronari i Fast Food-it në Bllok ku shpërtheu bombola e gazit!

Ndërron jetë pronari i Fast Food-it në Bllok ku shpërtheu bombola e gazit!
April 09
12:19 2018

Mëngjesin e sotëm, policia e Tiranës ka lajmëruar se pronari i Fast Food-it ku ditën e djeshme shpërtheu bombola e gazit në zonën e ish-Bllokut ka ndërruar jerë.

50- vjeçari, Shkëlqim Plaku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 6.40 të mëngjesit në rrugën “Ibrahim Rrugova”, pranë Ambasadës Ruse. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit e për pasojë mbeti i plagosur vetëm pronari i biznesit, i cili ndërroi edhe jetë sot.

NJOFTIMI I POLICISË
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr. Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

/Blitz.al/

Shperndaje