Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Emiliano Shullazi deklaron: “Nuk e kërcënova, biznesmeni më premtoi 1.4 milion euro për Vollgën”

Emiliano Shullazi deklaron: “Nuk e kërcënova, biznesmeni më premtoi 1.4 milion euro për Vollgën”
December 28
17:55 2017

Emiliano Shullazi ka dhënë deklarimet në Gjykatë për rreth 120 minuta në seancën e sotme gjyqësore te Krimet e Rënda.

Sipas Syri.net në deklarimet e tij, Shullazi është shprehur se nuk e ka kërcënuar biznesmenin Ylvi Beqja.

“Ylvi Beqja gënjen, nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më kërkoi ndihmë si ndërmjetës për të ndërmjetësuar në gjykatë për të marrë ish­hotel Vollgën. Kishim kontratë që do më jepte 1 mln e 400 mijë euro nëse do të shiste Hotel Vollgën”, është shprehur Shullazi në Gjykatë.

Emiliano Shullazi akuzohet mes të tjerash për një seri gjobash të vendosura ndaj bizneseve në Durrës./Blitz.al/

 

 

Shperndaje