Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aksion antikanabis në Përmet, sekuestrohen 400 kg lëndë narkotike

Aksion antikanabis në Përmet, sekuestrohen 400 kg lëndë narkotike
October 21
17:41 2016

Nga Anduena Llabani

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan një operacion antikanabis.

Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur Përroi i fshatit Odriçan, njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina u gjet lëndë narkotike në proces tharje, pesha totale e lëndës narkotike ishte 400 kg.

Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje