Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër, shoqërohen 8 persona të dyshuar…

Shpërthim me tritol në një banesë në Shkodër, shoqërohen 8 persona të dyshuar…
February 14
13:04 2018

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e mesnatës në Shkodër. Sipas burimeve të policisë për “Syri.net” thuhet se shkak i shpërthimit janë borxhet e djalit të pronarit të banesës.

Gjithashtu edhe konfliktet me persona të ndryshëm që ka djali, po hetohen si arsyeja për vënien e tritolit në garazh.

Informacion Paraprak nga Policia:

Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Salo Halili” është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës 3-katëshe, në pronësi të shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i kësaj ngjarjeje janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm. Shtetasi F. K. është i biri i shtetasit S. K.

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyeten në lidhje me ngjarjen. Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Blitz.al/

Shperndaje