Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekzekutimi i biznesmenit në Durrës, arrestohet pas 2 vitesh 22-vjeçari i dyshuar

Ekzekutimi i biznesmenit në Durrës, arrestohet pas 2 vitesh 22-vjeçari i dyshuar
June 18
14:28 2016

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 22-vjeçarin Bedri Haka, i dyshuar si vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj. 51-vjeçari Murataj u ekzekutua më 18 nëntor 2014 në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, ndalimi i 22-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ”Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim  dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

I riu, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, u vu në pranga teksa ishte duke lëvizur me makinë, në shoqërinë e dy personave të tjerë. Mësohet se ai nuk iu përgjigj thirrjes së policisë për të ndaluar.

Komento