Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, 59-vjeçarja kërcënon me publikim fotosh intime një grua 10 vjet më të re

Tiranë, 59-vjeçarja kërcënon me publikim fotosh intime një grua 10 vjet më të re
August 12
16:35 2017

Policia ka nisur hetimet për një grua 59 vjeçe nga Tirana, që pavarësisht moshës ka kërcënuar dhe i ka shpërndarë video intime një gruaje 10 vjet më të re.

Pas denoncimit të viktimës, seksioni për krimet kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka nisur hetimet nga të cilat ka rezultuar se 59-vjeçarja me inicialet A.Ç., banuese në Tiranë, ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet sociale të një 49-vjeçareje dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

“Seksioni për krimet kompjuterike. Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.Ç, vjeç 59, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B.Sh, vjeç 49, banuese në Tiranë, me anë të të cilave e kërcënon dhe dërgon video intime personave të tjerë”, – njofton zyrtarisht policia. /Blitz.al/

Shperndaje