Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Avioni i drogës në Divjakë, Giorgio Riformato kërkon ta kryejë dënimin në Itali

Avioni i drogës në Divjakë, Giorgio Riformato kërkon ta kryejë dënimin në Itali
July 28
18:38 2016

Giorgio Riformato, piloti i avionit ‘të famshëm’ të drogës që ra në plazhin e Divjakës, ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda që ta kryejë dënimin e tij në Itali.

70-vjeçari e ka mbështetur kërkesën e tij duke thënë se në Itali ndodhet familja e tij dhe këtu ata e kanë të pamundur të vijnë për ta vizituar.

Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, procesverbali me aktet do i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme, për t’u dërguar më pas në Ministrinë e Drejtësisë.

Kujtojmë se piloti Riformato mori dënimin me 12 vite burg për trafik ndërkombëtar droge,  nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. /Blitz.al/

Komento