Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiranë, një shtetase e huaj hidhet nga 15-katëshi

Tiranë, një shtetase e huaj hidhet nga 15-katëshi
October 31
16:24 2016

Nga Anduena Llabani

Një shtetase e huaj ka rënë në tarracën e katit të dytë të 15-katëshit në qendër të Tiranës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë 40-vjeçares.

Ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që dyshohet se shtetasja ende e paidentifikuar është hedhur qëllimisht nga kati i gjashtë ku kishte rezervuar dhomën, në të cilën kishte lënë edhe një letër.

Njoftimi i policisë

Më datë 31.10.2016, ora 14:10, në bulevardin “Zogu I”, te hoteli “Tirana Internacional”, dyshohet se ka rënë nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, rreth 40 vjeç.
Kjo shtetase u dërgua për mjekim të menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po kryen veprimet për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje