Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e Mario Majollarit, mediat suedeze pasqyrojnë lajmin: “Do më vrasin po më refuzuat azilin”

Vrasja e Mario Majollarit, mediat suedeze pasqyrojnë lajmin: “Do më vrasin po më refuzuat azilin”
April 12
08:20 2018

Të mërkurën në darkë Mario Majollari 28-vjecc humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri për motive hakmarrje. Ai 4 vite më parë kishte kërkuar azil në Suedi por i ishte mohur. Por pas kësaj ngjarje mediat suedeze e kanë pasqyruar lajmin me titullin ““Shqiptari merr ekspuls pavarësisht nga kërcënimi me vdekje, vritet me armë zjarri”.

Shkrimi i plotë i zbardhur nga Ballkanweb:

Një 28-vjeçar shqiptar është dëbuar në Shqipëri edhe pse ishte kërcënuar me vdekje pas një sulmi të përgjakshëm. Dje është crarë me armë zjarri në rrugë.
“Kishte thënë se nëse do ta kapnin do ta vrisnin”, ka thënë Anders Hedqvist, përgjegjës për menaxhimin e banesave për azil, ku 28-vjeçari shqiptar ishte dërguar gjatë procesit për azil.
Ishte maji i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria ka kërkuar një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar. Në gusht të vitit 2015, ai refuzoi Këshillin e Migracionit. Ai apeloi dhe mori një refuzim tjetër nga ligji administrativ në Göteborg dy ditë para Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të jetuar”, shprehet Anders Hedqvist.

Anders, menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas –tregon ai– përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

/Blitz.al/

Shperndaje