Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë/ Atentat me eksploziv 25 vjeçarit, zbulohet lidhja e tij me dy vrasje të bujshme

Vlorë/ Atentat me eksploziv 25 vjeçarit, zbulohet lidhja e tij me dy vrasje të bujshme
November 28
18:47 2017

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me 25-vjeçarin Inez Hajrulla, të riun që humbi këmbët në një atentat me eksploziv mëngjesin e djeshëm teksa udhëtonte me mjetin e tij tip “Jeep”.

Policia e Vlorës po e ruan me policë në spital, pasi zbuluan armë në mjetin që iu hodh në erë me C4, ndërsa zbulohet edhe lidhja që kishte me dy vrasje të bujshme të ndodhura njëra në Durrës dhe tjetra në Lungomaren e Vlorës.

Burime pranëpolicisë së Vlorës konfirmuan për Balkanweb se i riu me precedent penalë kishte lidhje gjaku me Renato Imerin i ekzekutuar më 31 korrik 2017-të pranë një lokali tek Lungomare, si dhe me 25-vjeçarin Endrit Çaushin, i vrarë më 21 dhjetor 2015-të në një atentat në Durrës, bashkë me një mikun e tij.

Policia e Vlorës bëri me dije sot se Hajrulla ishte dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike, madje një vit më parë ishte arrestuar për “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.

Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit paraditen e së hënës, ku automjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL me të cilën lëvizte i riu, djal i një biznesmeni në Vlorë, shpërtheu në ecje e sipër derisa u përplas me një mjet tjetër.

Praprakisht u tha se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit, duke i marrë të riut të dyja këmbët. Në media u publikua edhe një video e të riut pak pas aksidentit që qendronte jashtë mjetit, dhe kërkonte ndihmë./Blitz.al/

Shperndaje