Këngëtarja e njohur shqiptare shan “live” në emision
February 21
16:49
2017
Të ftuara në spektaklin e së dielës mbrëma në Top Channel, “Pa limit” këtë javë ishin motrat e njohura, Inis dhe Ingrit Gjoni.
Ndër lojërat në të cilat u bënë pjesë të dyja ishte edhe ajo e dirigjentit, ku secili duhej të fillonte e të pushonte së foluri kur dirigjenti, në këtë rast Luana, të jepte komandën.
Në fund të historisë së Pinokut, të cilën po e tregonte secili në mënyrën e vet, Ingriti dëgjohet të shajë teksa përqafon aktorin, Erblin Bajko.
“Epo na çavi tr*pin!”, – thotë këngëtarja e njohur duke qeshur në minutën 10:50.
Mesa duket lojërat e shumta në “Pa limit” e kanë lodhur pak Ingritin, andaj dhe ajo në fund arriti të thoshte këtë frazë./Blitz.al/















